MDI home page

back to home page
back
 

Mbi IDM

PROGRAMET NË EUROPËN JUGLINDORE

Konsiderimi pa paragjykim i romëve



Rajoni:

Shqipëri, Bosnjë & Hercegovinë, Maqedoni, Serbi & Mali i Zi

Kur: 2004-2006
Shkalla:

E gjerë

Mikro- < $15,000 E vogël-$15,00-$100,000 Mesatare-$100,000-$500,000 E gjerë-$500,000-$1 million Shumë e gjerë- >$1 million

Partnerët:

Ende të panjoftuar


Fondet:

Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar (Mbretëria e Bashkuar)



Përmbledhja e projektit:
Ky projekt 24-mujor ka për qëllim të ndihmojë komunitetet romë të kapërcejnë diskriminimin, margjinalizimin dhe shkeljet e të drejtave të tyre nëpërmjet një procesi të edukimit dhe fuqizimit të medias, dhe të rrisë sasinë e përfaqësimit të drejtë të zërave romë në media. Programi u drejtohet gazetarëve romë që punojnë si në median e specializuar rome dhe në mediat kryesore; gazetarë dhe media jo rome ; OJQ dhe kryetarë komunitetesh rome . Veprimtaritë përqendrohen në ndërtimin e kapacitetit për OJQ-të dhe kryetarët e komuniteteve; zhvillimin profesional të gazetarëve romë; ndërtimin e urave mes mediave dhe gazetarëve romë dhe atyre jo romë si dhe midis komuniteteve romë dhe mediat të cilat duhet t'i përfaqësojnë ato; dhe prodhimin e lajmeve cilësore dhe reportazheve kulturore mbi romët, si për botim, ashtu edhe për transmetim.



Objektivat e projektit:
OJQ-të dhe komunitetet rome do të jenë në gjendje të përdorin më mirë median kryesore dhe atë të specializuar për të informuar romët rreth të drejtave të tyre njerëzore si dhe si garantohen ato, si dhe përfaqësimin e një pamjeje më të drejtë dhe të ekuilibruar të kulturës dhe jetës rome për shumicën e popullsisë, si një mjet i kapërcimit të dyshimit dhe izolimit ;
Gazetarët romë do të jenë më të pajisur për të pasqyruar çështjet rome – sidomos temën e të drejtave të njeriut – si për median e specializuar (duke u dhënë komuniteteve romë informacion rreth të drejtave të tyre si dhe një platformë për diskutim) ashtu dhe për median kryesore (duke informuar popullsinë e gjerë për kauzën e romëve dhe duke nxitur angazhimin në këto tema si një mjet për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërive të qëndrueshme dhe të begatshme);
Mediat kryesore do të jenë më të pajisura në dhënien e një pasqyrimi më dashamirës dhe të ekuilibruar të romëve, temave dhe kulturës, në mënyrë që të ndihmohet në kapërcimin e dyshimit të përhapur dhe antipatisë ndaj romëve.

Përfituesit nga projekti:
Përfituesit e drejtpërdrejtë:

Grupet e komunitetit romë, të cilët janë fuqizuar aq sa të thonë fjalën e tyre;

Gazetarët romë që përfitojnë (1) trajnim profesional (2) mundësinë për të prodhuar dhe shpërndarë reportazhe rreth çështjeve me rëndësi për komunitetet të cilat ata përfaqësojnë dhe (3) kontakte me gazetarë të tjerë romë, me përfaqësuesit e komunitetit rom dhe me organet kryesore mediatike;

Gazetarët jo romë të cilët duan të mësojnë teknika profesionale për pasqyrimin e romëve / diversitetit / çështjeve të të drejtave të njeriut dhe artikuj informativë si dhe do të zhvillojnë ndjeshmërinë në pasqyrimin e të gjitha aspekteve të diversitetit.

Përfituesit e tërthortë:

Komunitetet rome të cilat (1) do të marrin informacion mbi të drejtat e tyre dhe si t'i garantojnë ato si dhe guximin e ndërgjegjësimit që ata nuk janë të vetëm në betejën për një jetë më të mirë dhe (2) kanë mundësinë të thonë fjalën e tyre si në median e specializuar rome ashtu dhe në median kryesore.



Aktivitetet e projektit:
Aktivitetet përqendrohen në ndërtimin e kapaciteteve për OJQ-të dhe kryetarët e komuniteteve; ngritjen profesionale të gazetarëve romë; ngritja e lidhjeve midis gazetarëve dhe mediave romë dhe atyre jo romë si dhe midis komuniteteve romë dhe mediave që duhet t'i përfaqësojë ato; dhe prodhimin e lajmeve dhe reportazheve kulturore cilësore mbi romët, si për botim, ashtu edhe për transmetim:
1.

Përkthimi në gjuhën shqipe dhe maqedonase të Manualit rreth Marrëdhënieve të Medias me Romët , nga IDM, i cili ka qenë një instrument shumë i sukseshëm për strategjitë mediatike të OJQ-ve rome .

2.

Seminaret e Teknikave të Komunikimit Mediatik , secili me 15 pjesmarrës nga OJQ-të rome, të cilat do të sigurojnë trajnim teorik dhe praktik në mënyrë që OJQ-të të dërgojnë mesazhin e tyre në mënyrë më të fuqishme dhe efikase.

3.

Konsulent mediatik në redaksinë e transmetimeve . Shumë media rome kanë punuar me sukses në rajon, por ende ka nevojë për aftësi të përmirësuar profesionale, që të garantohet se këto media mund të vazhdojnë të sigurojnë shërbime për komunitetet rome për një periudhë më të gjatë. Një ekspert i medias elektronike do të fillojë programe këshillimi me deri 10 media për një periudhë prej pesë muajsh. Duke punuar në redaksi, dhe me ndihmën e kontaktit telefonik dhe atij me e-mail, konsulenti do të punojë me organizata mediash për zgjidhjet e problemeve që janë identifikuar.

4.

Projekte të raportimit në skuadër përbëhet nga skuadra prej tetë gazetarësh (romë dhe jo romë) ku secila nga këto skuadra do të punojë 10 ditë për të prodhuar reportazhe radiofonike për çështjet e romëve në rajon. Qëllimi është të përmbushet nevoja urgjente për lajme cilësore dhe programe aktualiteti për çështjet rome për publikun jo rom.

5.

Programi i raportimit të diversitetit nga agjencia e lajmeve . Gazetarët e agjencive të lajmeve nga rajoni do të marrin pjesë në një seminar trajnimi, në vijim të të cilit ata do të bëjnë kërkime dhe do të prodhojnë artikuj dhe reportazhë për çështjet rome . Këto artikuj do të reklamohen dhe shpërndahen në të gjithë rajonin për të garantuar tirazhin më të lartë të mundshëm. Qëllimi është të plotësohet nevoja urgjente për artikuj dhe reportazhë cilësorë në median e shkruar, të cilat zbulojnë të drejtat e romëve dhe kulturën e tyre, si për publikun rom, por në veçanti për një publik më të gjerë në mënyrë që të rritet mirëkuptimi dhe toleranca ndaj komuniteteve romë.


back
up

Programet

Rrjeti i Raportimit të Diversitetit

Kontaktoni me ne